Triumfi i Luiza Gegës, dy fitore, biletë olimpike dhe rekord në Europianin ekipor

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 15:15 | Sporte të tjera
Triumfi i Luiza Gegës, dy fitore, biletë olimpike dhe rekord në

Dy fitore në dy gara. Pas suksesit në disiplinën e 3 000 metrave, ku siguroi kualifikimin e dytë me “normë olimpike” në Olimpiadën Tokio 2020, Luiza Gega u konfirmua edhe në garën e 5,000 metrave. Kampionia shqiptare triumfoi në garën e distancës së gjatë, në Ligën e Tretë të Kampionatit Europian Ekipor duke dominuar rivalet, ndërsa me kohën 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindtat vendosi edhe rekord të ri Kombëtar.

Rezultatet e shkëlqyera të Luiza Gegës nuk e ndihmuan dot përfaqësuesen shqiptare të atletikës që të ishte mes ekipeve më të rëndësishme të evenimentit të zhvilluar në Shkup. Ekipi kuqezi e mbylli konkurrimin në vendin e dhjetë mes 13 përfaqësueseve pjesëmarrëse në Europianin Ekipor, aty ku skuadra më e mirë u shpall Islanda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos