Banesa e shefit të seksionit për hetimin e krimeve në komisariatin e Policisë së Shkodrës, është bërë objekt i një sulmi me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte. Sipas Policisë së Shkodrës rreth orës 03:50 minuta, përpara banesës së Pëllumb Shpatit, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer lënda eksplozive e dyshuar e llojit tritol, duke dëmtuar portën e jashtme të banesës, një pjesë të murit rrethues si dhe veturën e Shpatit, që ndodhej në oborr. (A2 Televizion)
Tronditet Shkodra, tritol banesës së shefit të krimeve
