Trump ashpërson tonet, padit për shpifje "New York Times”

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 07:58 | Bota
Trump ashpërson tonet, padit për shpifje "New York Times”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi publikisht se do të padisë për shpifje një nga gazetat më të mëdha në SHBA, “The New York Times”, pas publikimit të një artikulli me opinione false siç ai i quan, ku sugjerohej se Rusia dhe SHBA, kanë bashkëpunuar gjatë fushatës për garën presidenciale të vitit 2016.

Teksa Trump vijon garën e tij, brenda republikanëve, për një mandat të dytë, në krye të Shtëpisë së Bardhë, drejtuesit e fushatës thanë se tashmë padia është depozituar në gjykatën e New York-ut.

Trump tha se "New York Times" ka gabuar shumë herë në këto vitet e fundit dhe tashmë do t’i hapë rrugë gjykatës për të vendosur për vërtetësinë e lajmeve që e përditshmja ka publikuar, kryesisht në lidhje me Rusinë dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e shkuara presidenciale.

Artikulli në fjalë daton më 27 mars të vitit 2019, ku "New York Times" ka publikuar një opinion të Max Frankel, i cili ka shërbyer si redaktor në këtë gazetë nga viti 1986 deri në ’94. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos