Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, në Itali shkon në 12 numri i viktimave

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 12:38 | Bota
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, në Itali shkon

Pas Italisë së goditur rëndë nga koronavirusi, një tjetër vend fqinj regjistron personin e parë të prekur nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina.

Autoritetet shëndetësore greke raportojnë për një 36-vjeçar me simptomat e koronavirusit në Selanik, i cili, sipas të dhënave, sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Itali.

Mbi 350 të prekur nga koronavirusi në Italinë fqinje, 259 prej të cilëve në rajonin e Lombardisë, vatra kryesore e virusit. Viktimat janë 11, të gjithë të moshuar, ndërsa mes të prekurve ka edhe 4 fëmijë. Lajmi i mirë është se disa persona janë shëruar.  

Autoritetet janë ende në kërkim të pacientit zero, nga edhe nisi zinxhiri i transmetimit të virusit kinez në veriun e Italisë. Virusi është përhapur tashmë në 9 rajone, Lombardi, Veneto, Emilia Romanja, Piemonte, Lacio, Siçili, Toskanë, Liguria dhe Alto Adixhe. Megjithatë, zonat e kuqe, siç janë cilësuar, mbeten në Lombardi dhe Veneto.

11 qyteza në këto rajone vazhdojnë të jenë në izolim, me shkollat, universitetet, bizneset dhe ambientet publike të mbyllura. Ushtria është pozicionuar në postbolloqe për të bllokuar kalimin. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranca, tha 95% e të sëmurëve shërohen dhe se të gjitha viktimat e shënuara deri më tani vuanin nga sëmundje të tjera të rënda.

Kryeministri Giuseppe Conte bëri thirrje për qetësi, ndërsa izolimet dhe lajmet e rreme, siç tha ai, po shkaktojnë panik mes qytetarëve. Conte u kërkoi mediave të ulin tonet në raportimet për virusin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos