Ky është momenti kur një 5-vjeçar tregon aftësitë fantastike në parkimin e makinës duke realizuar një numër që shumë pak të rritur ia dalin ta bëjnë.
Në një video të xhiruar në Muskegon, Miçigan, SHBA, vogëlushi shihet teksa nget një makinë për fëmijë, model Ford Mustang, me bateri dhe me shpejtësi afrohet te vendi i parkimit. Më pas ai kthen mjetin në drejtimin e duhur dhe e fut atë mes dy makinave të tjera të parkuara pa prekur asnjërën prej tyre. (A2 Televizion)