Trump ironizon Biden me videon e burrave të famshëm nga Gana

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 19:46 | Bota
Trump ironizon Biden me videon e burrave të famshëm nga Gana

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ironizuar rivalin demokrat që pritet të ketë në garën presidenciale të nëntorit Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka publikuar në Facebook videon e grupit të burrave nga Gana që përcjellin të vdekurit duke kërcyer dhe në arkivolin që ata mbajnë në duar është shkruar emri i Biden.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka hasur në kritika të ashpra nga rivalët e Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos