Trump në humor të keq, hedh poshtë punën e Melanisë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 21:54 | Bota
Trump në humor të keq, hedh poshtë punën e Melanisë

Presidenti aktual amerikan, Donald Trump, është shfaqur me humor të keq, ndërsa ka inspektuar punimet që po kryhen në Mar-a-Lago në Florida.

Donald Trump ka hedhur poshtë punën e bërë nga Melania, për ristrukturimin e zonës, ku do të strehohet familja presidenciale sapo të lërë Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë inspektimit të tij të parë në Mar-a-Lago në Florida, presidenti Trump nuk e fshehu zhgënjimin e tij, madje shkoi aq larg sa të hiqte disa objekte që nuk i pëlqenin.

Melania Trump ka ndjekur për disa kohë rinovimin e vazhdueshëm të zonës që do të strehojë familjen presidenciale, por nuk është hera e parë që Trump refuzon një ristrukturim nga ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos