
Ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik spanjoll rasti i një infermiere që është diagnostikuar me COVID-19, një ditë pasi kishte marrë vaksinën.
Infermierja, sipas raportimit të gazetës El Pais, ishte pjesë pikërisht e grupit që duhet të vaksinonte të moshuarit e një azili në qytetin e Lleidas, në Katalonjë.
Koleget e saj janë tashmë në izolim paraprak, ashtu si dhe 66 të moshuarit e rezidencës, që u vaksinuan ditën e së dielës.
Katalonja filloi pikërisht atë ditë vaksinimet me 802 personat e para, më së shumti personel mjekësor dhe persona të moshuara, veçanërisht të rrezikuara nga pasojat e virusit pandemik. (A2 Televizion)