
Janë rritur në mënyrë ekstreme rastet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, ku për të dytën ditë radhazi është raportuar një numër rekord rastesh të reja. Të martën, u regjistruan 53 135 raste të reja me Covid, si dhe 414 viktima të tjera.
Edhe pse jo të gjitha të dhënat u raportuan plotësisht gjatë periudhës së Krishtlindjes, duke pasur vonesa në disa të dhëna, Shëndeti Publik Anglez tha se kishte pasur një rritje të vërtetë.
Sekretari i shëndetësisë tha se shërbimi shëndetësor anglez po përballej me presione të papara.
Përpara njoftimit për çdo ndryshim në kufizimet e nivelit të Anglisë të mërkurën, Matt Hancock shtoi në Twitter: "Ne duhet t’i japim fund këtij virusi për të mbrojtur NHS tonë dhe për të shpëtuar jetë derisa vaksina të na mbajë të sigurt".
Spitalet në Angli dhe Uells tani po trajtojnë më shumë pacientë me Covid sesa në kulmin e valës së parë në prill. (A2 Televizion)