Trump nuk do marrë pjesë në përurim, Biden: Nuk do më mungojë

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 21:38 | Bota
Trump nuk do marrë pjesë në përurim, Biden: Nuk do më

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u shpreh se nuk do e ndjejë mungesën e Donald Trump në ceremoninë e përurimit pasi ky i fundit njoftoi më herët se nuk do të ishte i pranishëm në 20 janar në eventin që shënon nisjen e mandatit të demokratit.

“Është një nga vendimet më të mira që ka marrë dhe unë jam dakord”, u shpreh Biden, ndërkohë që për zv/presidentin Pence që certifikoi zgjedhjet në Kongres tha se është i mirëpritur.

I pyetur nga gazetarët se nëse kishte besim se forcat e ligjit do të siguronin si duhet ceremoninë e shumëpritur të 20 janarit, Biden deklaroi se kishte besim të madh te Shërbimet Sekrete dhe komiteti i inaugurimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos