Trump telefonon presidentin kinez: Kam besim se do ta mbyllni kapitullin e koronavirusit

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 17:50 | Bota
Trump telefonon presidentin kinez: Kam besim se do ta mbyllni kapitullin e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun kinez, Xi Jinping, të cilit i shprehu besimin tek aftësitë e Kinës për të mbyllur me sukses kapitullin e koronavirusit.

Përmes një deklaratë për shtyp, Shtëpia e Bardhë bën me dije, se Trump i tha presidentit Xi se Kina do ta fitojë luftën përballë virusit vdekjeprurës që deri në këto momente iu ka marrë jetën qindra personave si dhe ka infektuar mijëra të tjerë.

“Të dy liderët ranë dakord të vijojnë bashkëpunimin intensiv mes dy vendeve për këtë çështje që po shqetëson mbarë botën”, shkruhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos