1. “Njeriu me gisht” (1947) nga Alberto Giacometti. Shitur për 141,3 milionë $ në vitin 2015 2. “Njeriu që ecën” (1960) nga Alberto Giacometti. Shitur për 104,3 milionë $ në vitin 2010 3. “Karroca” (1950) nga Alberto Giacometti. Shitur për 101 milionë $ në vitin 2014 4. “Lepuri” (1986) nga Jeff Koons. Shitur për 91 milionë $ në vitin 2019 5. “Vajza e sofistikuar (Portreti i Nancy Cunard) (1928-32) nga Constantin Brancusi. Shitur për 71,2 milionë $ në vitin 2020 6. “Koka” (1911-12) nga Amedeo Modigliani. Shitur për 70,7 milionë $ në vitin 2014. 7. “Qeni tullumbace” (1994-2000) nga Jeff Koons. Shitur për 58,4 milionë $ në vitin 2013 8. “Muza që fle” (1913) nga Constantin Brancusi. Shitur për 57,4 milionë $ në vitin 2017 9. “Luanesha e Guenolit”, rreth viteve 3000-2800 p.e.s. Shitur për 57,2 milionë dollarë në vitin 2007 10. “Koka e madhe e hollë” (1955) nga Alberto Giacometti. Shitur për 53,3 milionë në vitin 2010
Njerëzimi gjithmonë ka pasur impulse artistike, që prej epokës së paleolitit, kur edhe janë gdhendur në shkëmbinj figurat e para nga dora e njeriut. Përgjatë historisë, nuk dihet se që prej kur, njerëzimi edhe i ka koleksionuar këto vepra arti, shpesh duke paguar edhe shuma marramendëse për t’i përvetësuar.
Në galerinë e mësipërme do të gjeni skulpturat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand. Disa janë të lashta, disa janë në bronz, por ka edhe skulptura prej tullumbacesh që futen në listën e 10 më të shtrenjtave. (A2 Televizion)