Presidenti Ilir Meta ka rikthyer konferencat e përjavshme me gazetarët me fokus pandeminë. Ai ka akuzuar qeverinë për ndarjen selektive të shërbimit mjekësor dhe kryesisht vaksinimit. Sipas kreut të shtetit, kjo ndodh vetëm në diktaturë, ndërkohë që vendi, sipas tij, rrezikon të përballet me katastrofën më të madhe epidemiologjike. (A2 Televizion)
“Tunelet presin, shëndeti i qytetarëve jo”, Meta: Ndarja selektive e vaksinimit ndodh vetëm në diktaturë
