Shqipëria triumfon në Budapest dhe ngjitet në Ligën B, kuqezinjtë mbyllin me festë aventurën në Ligën e Kombeve!

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2026, 19:59 | Futboll

Shqipëria triumfon në Budapest dhe ngjitet në Ligën B,

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke siguruar ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran e mbyllin kështu në mënyrën më të mirë aventurën në Grupin C1, pas një edicioni me rezultate pozitive.

Shqipëria e nisi takimin me synimin për të marrë pikët e nevojshme dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 28-të. Ishte Rey Manaj ai që realizoi golin e parë me një goditje të fortë me të majtën, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Në pjesën e dytë, Bjellorusia u përpoq të reagonte duke ushtruar presion në kërkim të barazimit, por Shqipëria goditi sërish. Në minutën e 57-të, Elseid Hysaj dyfishoi shifrat me një goditje që përfundoi në cepin e portës kundërshtare, duke vulosur fitoren 0-2.

Me këtë sukses, Shqipëria e mbyll Grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë, të grumbulluara pas pesë fitoreve dhe një humbjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos