“Turistët nuk e zgjedhin më Vlorën vetëm për detin”

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 21:37 | Sociale
“Turistët nuk e zgjedhin më Vlorën vetëm për

“Turistët nuk e zgjedhin më Vlorën vetëm për detin”. Kështu u shpreh Vasil Bedini, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në “A2 Business”, në A2 CNN.

“Risia këtë vit është përzierja e turistëve. Jemi mësuar vitet e kaluara me turistë të Evropës Lindore, por këtë vit kemi edhe shumë spanjollë e portugezë. Ka edhe nga Italia, Gjermania e Austria. Kjo do të thotë që edhe ne si operatorë turistikë kemi përparuar në shërbimet tona. Turistët nuk e zgjedhin më Vlorën vetëm për detin, por kanë alternativa që ne i shesim në paketat tona, duke përfshirë edhe Gjirokastrën e Beratin”, deklaroi Bedini.

Vilma Bello, zv/ministre e Turizmit dhe e Mjedisit, theksoi se “ajo që Vlora ofron është një mrekulli dhe promovimi është një nga arsyet kryesore që kanë ardhur turistë që as nuk i shkonte në mendje ky qytet”.

Ndërsa Ermal Dredha, kryetar i Bashkisë së Vlorës, deklaroi: “Kemi në fokus pastrimin e qytetit sepse impakti i parë i tyre është gjithmonë pastërtia dhe njerëzit. Mundohemi të bashkëpunojmë me biznesin për t’ia lehtësuar punën. Fasada e Vlorës është shumë e bukur dhe duhet të bëjmë më shumë për infrastrukturën e brendshme. Ideja është që të jemi gjithmonë të gatshëm për ta mbajtur pastër qytetin, për të menaxhuar trafikun dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për parkimin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos