Turqia e “ftohtë” ndaj raketave ruse, analistët: Tregon një afrim të mundshëm me Uashingtonin

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 13:03 | Bota
Turqia e “ftohtë” ndaj raketave ruse, analistët: Tregon

Pranimi i hyrjes së Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të kenë pasur “çmimin” e duhur, në optikën gjeostrategjike të Turqisë.

Më 2017, bëri bujë lajmi që Ankaraja zyrtare kishte porositur raketat e avancuara S-400 nga Rusia e Putinit, duke iu kundërvënë një ligji të pashkruar për vendet e NATO-s, që nuk blejnë armatime nga ish-blloku sovjetik, veçanërisht ruse.

Raketat u dorëzuan dy vite më vonë, dhe Shtetet e Bashkuara nuk munguan të kritikonin marrëveshjen midis Erdoganit dhe Putint, aq sa vendosën të përjashtonin Turqinë nga blerja e avionëve luftarakë të gjeneratës së fundit, F-35.

Por sot gjerat disi ndryshe. Disa ditë më parë, kreu i Agjencisë për Bashkëpunimin Ushtarak të Rusisë, Dmitry Shugayev, i kishte deklaruar agjencisë TASS se ishte pranë nënshkrimi i marrëveshjes se re midis dy vendeve, që do të mundësonte dorëzimin e një tjetër sasie raketash.

https://a2news.com/2022/05/18/turqia-bllokoi-shqyrtimin-e-suedise-dhe-finlandes-ne-nato-burime-ka-kerkesa-per-te-ndryshuar-mendje/

Por këtë lajm e përgënjeshtruan institucionet e mbrojtjes turke, që nënvizuan se “procesi i dikurshëm vijon sipas marrëveshjes, por nuk ka zhvillim tjetër”.

Sipas disa analistësh, ftohja e krerëve të mbrojtjes së Ankarasë me Moskën vjen nga fakti që Uashingtoni mund të ketë rikthyer “në lojë” Turqinë për sa i përket çështjes së F-35 si dhe bashkëpunime të tjera, si falënderim për “zbutjen” e qëndrimit ndaj dy vendeve skandinave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos