
Vrasje me armë zjarri në Mirditë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkorret, shkruan A2.
Mësohet se viktima është 45-vjeçari Valter Lleshi.
Viktima ka qenë duke ikur me makinë në fshatin Spaç.
Lleshi është gjetur pa jetë brenda në makinë.
45-vjeçari punonte si shofer te makineritë në Spaç, të cilave iu vendos tritol 2 muaj më parë, por që u pikas dhe nuk shpërtheu.
Viktima dyshohet si autor i vrasjes në vitin 2020 të një taksisiti në Rrëshen dhe njihet si lidhje e afërt e një fisi të njohur në Rrëshen, i cili ka konflikte me fise të tjera.
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. (A2 Televizion)