Erdogan në Ukrainë, takohet me Zelensky dhe Guterres

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 12:44 | Bota
Erdogan në Ukrainë, takohet me Zelensky dhe Guterres

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u takua me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Lviv, për herë të pare që prej shpërthimit të luftës ruse në Ukrainë. Pas takimit dypalësh liderëve do tu bashkohet shefi i OKB Antonio Guterres për bisedime të mëtejshme mbi eksportet e drithërave.

Zyra e Erdoganit tha se do të diskutohej mbi mënyrat për të rritur eksportet e grurit dhe për hapat që mund të ndërmerren për ti dhënë fund luftës përmes mjeteve diplomatike.  Mediat turke thonë se gjatë vizitës së tij në Ukrainë, Erdogan do t’i propozojë presidentit Zelensky një takim me homologun rus Vladimir Putin.

Turqia e ka kritikuar luftën ruse dhe ka ndihmuar Ukrainën me armë, njëkohësisht duke refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të perëndimit ndaj Moskës. Ky qëndrim ka ndihmuar që përpjekjet për ndërmjetësim të prodhojnë rezultate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos