Lufta ndaj koronavirusit, Kongresi amerikan miraton paketën financiare rekord

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 18:44 | Bota

Kongresi amerikan ka kaluar paketën më të madhe financiare për luftën ndaj koronavirusit.

Paketa ka vlerën e 2 trilionë dollarëve.

Paketa historike u kalua javën e kaluar në Senat.

Pikat kryesore të paketës përfshijnë dërgimin e çeqeve direkt tek individët dhe familjet, shtim të ndihmës së papunësisë, para për spitalet me më shumë fluks, asistencë financiare për bizneset e vogla dhe 500 miliardë dollarë borxhe për kompanitë në vështirësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos