
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri për z.Nitin Sandesara, i arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për pastrim parash.
Ministria e Jashtme pranon se emërimi Konsull Nderi është bërë në zbatim të kritereve dhe kushteve të përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.
Ministria informon se nuk i ka dhënë nënshtetësi shqiptare dhe as nuk ka pajisur me pasaportë shërbimi, indianin Nitin Sandesara, në kërkim për pastrim parash.
59-vjeçari, u arrestua provizorisht nga Interpol Tirana në 22 mars, në akuzën e pastrimit ndërkombëtar të parave. (A2 Televizion)