Bëhen provat e para për VAR-in në Kategorinë Superiore

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 18:13 | Futboll

Sistemi VAR ka sjellë risi në kampionatet më të rëndësishme të futbollit gjatë viteve të fundit, po ashtu edhe në kompeticionet më të mëdha të këtij sporti.

Ndërkohë, në ndeshjen e kësaj të hëne në Kategorinë Superiore mes Partizanit dhe Laçit po testohet ky sistem edhe në Shqipëri.

Në stadiumin “Elbasan Arena” po bëhen provat e para, ku të pranishëm janë arbitrat shqiptarë, si dhe Sokol Jareci, dizenjatori i arbitrave në Federatë, po ashtu i pranishëm është edhe presidenti i Shoqatës së Arbitrave. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos