U dënua me 3 vjet burg për 3 dritare, ministri Manja “fal” Bojken Lakon

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 22:08 | Aktualitet

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur në ambientet e ministrisë, këngëtarin e njohur Bojken Lako, i cili u dënua me 3 vite burg, që më pas u kthyen në shërbim prove, për ndërtim pa leje.

Manja u shpreh se shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit nuk duhet të shihet si provë, por si kontribut.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, shkruan Manja në Facebook.

Bojken Lako u dënua nga Gjykata pasi po hapte 3 dritare në objektin që kishte marrë me qira për ndërtimin e një studioje muzikore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos