
Personat që kanë kaluar Omicronin, nuk infektohen nga nënvariantet e tij, të paktën 5 muaj pasi kanë kaluar sëmundjen.
Sipas ekspertëve, kjo shpjegon edhe faktin që në vendin tonë infektimet me mutacionin BA.2 janë në nivele të ulëta, pasi piku u shënua muaj më parë nga varianti Omicron i koronavirusit.
Për ekspertin e Komitetit Teknik, Andi Koraqi, pandemia është drejt fundit të saj. Situata në vendin tonë, veçanërisht në verë do të jetë edhe më e qete. Por mikrobiologu thotë se Covid-19 nuk do të zhduket, ndaj vaksinimi pas tij mbetet një proces i rëndësishëm.
Vaksina e covid-19 mendohet të jetë e përvitshme. Këtë dimër mund të jetë në një vaksinë më gripin e stinës ose më te gjitha mutacionet që kanë qarkulluar deri tani. Por se kur do të lirohemi tërësisht nga masat anti-Covid, të heqim maskën dhe në ambiente të mbyllura, Koraqi thotë se ky vendim nuk është vetëm i komitetit teknik. Vetëm një javë më parë u konfirmua zyrtarisht prania e nënvariantit BA.2 të Omicron, ndonëse mostrat e dyshuara i përkisnin periudhës janar-shkurt. Ky mutacion është shumë i transmetueshëm dhe me shenja të ngjashme me variantin Omicron dhe gripin. Aktualisht, shifrat zyrtare të infektimeve dhe testimeve janë shumë të ulëta. (A2 Televizion)