“U dëshmua situata e vështirë ku ndodhet ekonomia shqiptare”, Aurora Sulçe komenton planin financiar të prezantuar nga Rama

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 20:49 | Ekonomi
“U dëshmua situata e vështirë ku ndodhet ekonomia

Producentja ekzekutive e biznesit në A2, Aurora Sulçe, komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” planin financiar të prezantuar të enjten nga kryeministri Edi Rama.

“Plani dëshmoi situatën e vështirë ku ndodhet ekonomia shqiptare. E kemi thënë edhe më herët që viti 2019 ishte shumë i vështirë, vijoi edhe me muajt e parë të 2020 me mosrealizim të fortë të të ardhurave dhe kjo dëshmohet në këtë plan të parë të prezantuar nga qeveria. Sigurisht që nuk adreson të gjitha nevojat. Por, duhet parë plani i detajuar. I referohem faktit që do të jepen 100 milionë dollarë për kompanitë që nuk paguajnë dot pagat e punonjësve, por nuk dihet për sa kohë do të paguhen pagat dhe cilat do të jenë këto kompani në vështirësi financiare. Pa parë planin e detajuar, nuk mund të hamendësojmë”, tha Sulçe.

“Vetëm 65 milionë euro shkojnë si mbështetje për biznesin. Pika 3, që shkon në shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla. Të gjitha të tjerat janë për të nxitur konsumin dhe kjo dëshmon se ekonomia është në vështirësi. Duhet parë edhe plani B nëse do të jetë nevoja për të pas 2-3 muajsh”, shtoi producentja ekzekutive e biznesit në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos