U fol se do të kalonte në Spanjë, por Uzuni zyrtarizon transferimin te kampionët e Hungarisë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 14:43 | Futboll
U fol se do të kalonte në Spanjë, por Uzuni zyrtarizon

Sulmuesi i kombëtares Shqiptare të Futbollit, Myrto Uzuni, është tashmë zyrtarisht një futbollist i skuadrës kampione të Hungarisë, Ferencvaros.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e tij aktuale, kroatët e NK Lokomotiva Zagreb, ku me një postim në rrjetet sociale kanë bërë të ditur këtë lëvizjes dhe i kanë uruar suksese futbollistit shqiptar në këtë aventurë të re.

Uzuni u aktivizua në 66 ndeshje me NK Lokomotiva Zagreb, ku shënoi 20 gola, ndërsa asistoi edhe në 15 të tjerë.

Më herët ishte folur se Uzuni mund të kalonte në Spanjë, por duket se oferta e kampionëve të Hungarisë dhe pjesëmarrja e tyre në Champions League sezonin e ardhshëm e ka tunduar shqiptarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos