
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka caktuar këtë të enjte masat e sigurimit “arrest në burg” për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Flakë deti".
Personat në fjalë u ndaluan gjatë operacionit të përbashkët të Guardia di Finanza, SPAK e Frontex në detin Adriatik, ku shqiptarët ishin duke shkëmbyer drogë me dy ukrainas, të cilët dogjën velierën që do të përdornin për të transportuar drogën drejt Italisë.
Gjatë operacionit u sekuestruan armë, 23 kg kanabis dhe para në lek e valutë të huaj.
Mes të arrestuarve është edhe ish-shefi i policisë, Arlind Ismailuka, të cilit iu gjetën 10 mijë euro në kroskotin e makinës.
Baza e grupit kriminal ishte në Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Të ndaluarit janë:
-Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
-Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
-Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
-Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
-Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
-Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë. (A2 Televizion)