
Mes shumë emrave të lakuar, e disa prej tyre të konfirmuar mbrëmjen e sotme edhe nga Presidenti i FSHF, Duka, ishte edhe ai i ish trajnerit De Biasi për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.
Por Gianni De Biasi ka hedhur një hap tjetër në karrierën e tij, duke hapur një shkollë futbollit.
Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ku ndiqet edhe nga mijëra shqiptarë, ish-tekniku i kuqezinjve ka njoftuar këtë nismë.
“Përvojat e fituar, së pari si lojtar dhe më pas si trajner, dëshiroj që t’i ndihmoj shumë të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë. Kjo është arsyeja që kam krijuar ‘Italia Football Talent’”, shkruan ndër të tjera De Biasi. (A2 Televizion)