Një person është ekzekutuar me armë zjarri këtë të enjte, buzë lanës, pranë Piramidës. Një 65-vjeçar i identifikuar si Behar Sulo Sofia, është qëlluar ndoshta me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar krisma. Viktima është qëlluar dy herë rreth orës 9:00 të mëngjesit, dhe pasi ka qëndruar për disa minuta aty, është transportuar për në Spitalin e Traumës, por ka ndërruar jetë. Policia po kryen kontrolle në zonë, por duket se atentatori ka zgjedhur një pikë ku nuk ka pasur kamera sigurie, çka e vështirëson punën e hetuesve. (A2 Televizion)
U qëllua dy herë me silenciator, kush është personi që u vra këtë mëngjes pranë Piramidës?
