U vra në vitin 2017, familjarët e ish-shefit të policisë kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim nga Ministria e Brendshme

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 12:14 | Kronikë
U vra në vitin 2017, familjarët e ish-shefit të policisë

Familjarët e Artan Cukut, ish-shefit të Policisë së Vlorës të ekzekutuar pranë banesës së tij, kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme.

https://a2news.com/2020/09/02/vrasja-e-ish-kryekomisarit-te-vlores-ministria-e-drejtesise-i-kerkon-informacion-prokurorise-se-pergjithshme/

Seanca e radhës në Gjykatën Administrative është caktuar në 8 shkurt.

Cuku u vra në 8 prill 2017, në hyrjen e pallatit të tij, në “Rrugën e Kosovarëve”, në Tiranë. Për vrasjen e tij u arrestua Mikel Shallari, i cili u dënua me vetëm 10 vite burg për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/31/vrasja-e-kryekomisarit-rinis-gjyqi-tek-krimet-greqia-liron-dy-te-dyshuarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos