
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Belsh – Kuçovë.
Policia njofton se një mjet tip "Volkswagen", i drejtuar nga një 39-vjeçare është përplasur me një motoçikletë, në fshatin Dëshiran.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj dhe është plagosur pasagjerja në motoçikletë me iniciale Z.Z. e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)