“Dënimet për laboratorin e heroinës në Has, bazuar mbi informacionet e DEA-s”, Yuri Kim: Shpresoj për më shumë rezultate nga SPAK

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 17:18 | Kronikë
“Dënimet për laboratorin e heroinës në Has, bazuar mbi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dënuar 17 të akuzuarit si pjesëtarë të organizatës kriminale që operonte laboratorin e heroinës në Has.

“Bazuar mbi informacionet e marra nga DEA, SPAK ndoqi me sukses një organizatë kryesore kriminale, duke bërë që 17 persona të përfundojnë në burg dhe 5 milionë euro në asete të sekuestrohen”, tha Kim në një postim në Twitter. “Shpresojmë që të shohim SPAK-un të arrijë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Më 1 shkurt, Gjykata e Posaçme shpalli vendimin përfundimtar për 17 të akuzuarit e një prej fraksioneve kryesore të dosjes së famshme 339. Bëhet fjalë për anëtarë të Avdylajve të Shijakut si edhe të akuzuarit për përfshirje në laboratorin e heroinës në Brenog të Hasit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/01/laboratori-i-heroines-ne-has-gjykata-e-posacme-jep-127-vite-burg-per-te-akuzuarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos