Udhëtimet jashtë shtetit, Kurti fton Thaçin: Të unifikojmë qëndrimin tonë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 15:46 | Kosova
Udhëtimet jashtë shtetit, Kurti fton Thaçin: Të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi në takim Presidentin Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme. Ftesa zyrtare e shefit të qeverisë erdhi para udhëtimit për në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

“Politika e jashtme është ajo që duhet të na bashkojë. Prezantimi sa më I denjë I Republikës sonë e tej kalon secilin prej nesh. Le ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet qe do t'i bëjmë”, tha Kurti.

Por duket se ftesa e Kurtit ka ardhur tepër vonë. Presidenca njoftoi se takimi nuk është i mundur pasi kreu i shtetit është larguar nga vendi. Thaçi udhëtoi për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Në këtë konferencë, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale.

Gjithashtu edhe Albin Kurti do të ketë disa shkëmbime me zyrtarë të ndryshëm. Ndërsa nuk përjashtohet që delegacioni i Kosovës të takohet dhe me atë të Serbisë, të drejtuar nga Presidenti Aleksandar Vucic. Megjithatë nuk ka ende diçka zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos