UEFA dënon Anglinë pas ndeshjes me Danimarkën

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 15:25 | Futboll

UEFA ka gjobitur me 26 mijë paund Federatën Angleze të Futbollit në lidhje me incidentin, ku një lazer u drejtua nga portieri Kasper Schmeichel gjatë gjysmëfinales së Euro 2020.

Pamjet televizive treguan një dritë jeshile në fytyrën e portierit danez në momentin që Harry Kane po gjuante penalltinë e fituar nga Sterling në kohë shtesë.

Schmeichel arriti ta priste gjuajtjen e parë, por Kane ndoqi topin dhe e dërgoi atë në rrjetë për ta çuar Anglinë në finalen e së dielës kundër Italisë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos