UEFA merr vendimin drastik për Rusinë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 20:24 | Futboll
UEFA merr vendimin drastik për Rusinë

Pas përjashtimit nga Botërori dhe Nations League, UEFA ka zyrtarizuar përjashtimin e Rusisë edhe nga kulaiifkueset e Euro 2024, si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës.

Rusia nuk do të jetë në shortin e grupeve kualifikuese, kështu që 53 përfaqësueset do të ndahen në 10 grupe: 7 grupe me nga 5 skuadra dhe 3 grupe me nga 6 skuadra.

10 fituesit e grupeve dhe 10 vendet e dyta do të kualifikohen për fazën finale të Evropianit, që do të luhet në Gjermani.

3 skuadrat e tjera që do të kualifikohen më tej do të vendosen përmes “play off”-it, që luhet në mars të vitit 2024.


(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos