
Pentagoni publikoi një raport të ri për një filmim të aviacionit amerikan, ku kishte kapur një objekt të konsideruar UFO.
Videot, ku shfaqet objekti i paidentifikuar, u bënë publike muajin e kaluar. Raporti i ri i cilëson pajisjet fluturuese si “Sistem ajror të pakontrolluar”, emërtimi zyrtar i Pentagonit për dronët.
Gjithashtu, thekson se të tre objektet kishin madhësi të vogël. Madje njëri mund të krahasohej me një dron apo raketë. Ndër të tjera, raporti shton se edhe nëse objektet fluturuese ishin dronë, ushtria amerikane nuk ishte në gjendje të identifikonte kush i operonte ato. (A2 Televizion)