
Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të Uimbëlldonit.
Për “Grand Slam”-in që zhvillohet në Angli do të luftojnë Novak Djokovic, Roberto Bautista-Agut, Roger Federer dhe Rafael Nadal.
Djokovic mposhti 3-0 (6-4, 6-0, 6-2) belgun David Goffin; Bautista-Agut fitoi 3-1 (5-7, 4-6, 6-3 dhe 3-6) ndaj argjentinasit Guido Pella; Federer kaloi jo pa vështirësi japonezin Kei Nishikori me rezultatin 3-1 (6-4, 1-6, 4-6 dhe 4-6), ndërsa Nadal kaloi 3-0 ndaj amerikanit Sam Querrey (7-5, 6-2 dhe 6-2).
Tenisti serb do të ndeshet me spanjollin Bautista-Agut të premten për një vend në finale, në një ndeshje ku është superfavorit.
Ndërkohë, po të premten, Roger Federer do të përballet me Rafa Nadal sërish, vetëm disa javë pasi u mposht në gjysmëfinalen e Roland Garros nga spanjolli.
Kësaj here, në fushë me bar, zvicerani ka më shumë mundësi për të mposhtur Nadalin dhe për të marrë hak për humbjen në “Grand Slam”-in francez. (A2 Televizion)