Ujdia e SHBA me talebanët, zyrtarët e mbrojtjes: Ndikim fatal te forcat afgane

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 17:23 | Bota
Ujdia e SHBA me talebanët, zyrtarët e mbrojtjes: Ndikim fatal te

Ujdia mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve e sigluar nën udhëheqjen e Donald Trump, shpejtoi përmbysjen e qeverisë afgane sipas zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes.

E ashtuquajtura marrëveshja e Dohas, u firmosur në shkurt të 2020-tës, vendosi një datë për largimin e trupave amerikane. por sipas gjeneralit Frank McKenzie, i cili mbikëqyri tërheqjen, ujdia pati një ndikim fatal tek qeveria dhe ushtria afgane. 

“Marrëveshja e Dohas pati një efekt të fortë psikologjik tek qeveria afgane, pasi vendosi një datë për fundin e mbështetjes”, u shpreh McKenzie.

Ai tha se e kishte menduar prej kohësh, se nëse Shtetet e Bashkuara do të reduktonin numrin e këshilltarëve ushtarakë nën 2500, dështimi i qeverisë dhe ushtrisë afgane do të ishte i pashmangshëm. 

Edhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin është në një mendje dhe thotë se ujdia kishte ndihmuar talebanët të fuqizoheshin.

“Talebanët u fuqizuan, intensifikuan ofensivën kundër forcave afgane dhe afganët nisën të humbisnin një sërë njerëzish, çdo javë”, deklaroi Lloyd Austin.

Zyrtarët e lartë të mbrojtjes i bënë komentet gjatë dëshmisë ditën e mërkurë për komisionin e forcave të armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve. Seanca po zhvillohet disa javë pas tërheqjes kaotike nga aeroporti i Kabulit, dhe vrasjes së 182 personave gjatë operacionit.

Më herët, në deklaratat para komisionit, gjenerali Austin Miller dhe McKenzie, thanë se kishin rekomanduar qëndrimin e një force prej 2500 trupash në Afganistan, para tërheqjes së plotë në gusht. Sipas zyrtarëve të mbrojtjes talebanët do të bënin më të vështirë mbrojtjen e amerikanëve nga sulmet terroriste , ndërsa paralajmëruan se grupi ka ende lidhje me Al Kaedën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos