“Ukrainës i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë”

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 11:09 | Bota
“Ukrainës i duhet më shumë kohë për të nisur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur së fundmi se vendi i tij ka nevojë për kohë për të nisur kundërofensivën e pritur aq shumë kundër forcave ruse.

Ndërkohë, forcat ukrainase po presin për ndihëm e premtuar ushtarake. Kundërofensiva mund të jetë vendimtare për luftën duke rivendosur fronte lufte që prej muajsh kanë mbetur të pandryshuar.

Duke folur nga Kievi, presidenti Zelensky u shpreh se brigadat luftuese, disa prej të cilave janë stërvitur nga shtete të NATO-s, janë gati, por shtoi se ushtria ka nevojë ende për “disa gjëra.”

“Me aq sa kemi mund të ecim përpara dhe mendoj se mund të jemi të suksesshëm", tha ai në një intervistë.

Megjithatë, lideri ukrainas shtoi se shumë jetë mund të humben në mënyrë të tillë.

Mendoj që kjo nuk është e pranueshme, prandaj do të na duhet të presim. Kemi nevojë edhe për pak kohë,” shtoi ai.  

Se kur dhe ku do të nisë kundërofensiva e Ukrainës mbetet sekret. Nga ana tjetër, forcat ruse e kanë fortifikuar mbrojtjen e tyre përgjatë vijës së frontit që zgjatet për 1450 km nga rajonet lindore të Luhansk-ut dhe Donetsk-ut, te Zaporizhzhia dhe Kherson-i në jug. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/11/teknologjia-e-luftes-se-pare-boterore-qe-po-ndihmon-ukrainen/
https://a2news.com/2023/05/10/medvedev-te-mos-pije-vodka-kuleba-flet-per-kercenimet-ruse-per-vrasjen-e-zelensky-t/
https://a2news.com/2023/05/10/po-jetojme-ne-bote-te-rrezikshme-nato-kerkon-me-shume-arme-nga-vendet-anetare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos