Ulen lehtë të prekurit e rinj në Itali, 4 viktima në 24 orë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 19:00 | Bota
Ulen lehtë të prekurit e rinj në Itali, 4 viktima në 24

Pas disa ditësh rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, Italia shënon një përmirësim në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 953 persona janë infektuar me koronavirus gjatë ditës së fundit, krahasuar me 1210 që ishin ditën e dielë. Gjithashtu 4 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që një ditë më parë ishin 7.

Që nga nisja e pandemisë në Itali raportohen 35.441 viktima ndërsa të prekurit nga virusi vdekjeprurës i kalojnë 260 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos