
Kellyanne Conway njoftoi dorëheqjen nga posti i saj si këshilltare e lartë e presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një deklaratë, 53-vjeçarja tha se do të largohet në fund të gushtit për t’u fokusuar më shumë me fëmijët e saj duke u dhënë atyre më pak dramë.
Bashkëshorti i saj George, një kritik i njohur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivizmi politik. Conway shton se ky ishte plotësisht një vendim i saj dhe shumë shpejt do të zbulojë planet për të ardhmen.
Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi vajza e saj Claudia, 15 vjeç, shkruajti në Twitter se puna e mamasë i kishte shkatërruar jetën. Pavarësisht dorëheqjes, Conway pritet të flasë në Konventën Kombëtare Republikane të mërkurën, kur Trump pritet të shpallet kandidat zyrtar i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale. (A2 Televizion)