Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, rastet janë ende të larta

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 19:37 | Bota
Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, rastet janë ende

Itali raportoi mbi 17 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 257 mijë tamponë të kryer në të gjithë vendin.  Ndonëse me luhajtje të vogla ditore, numri i infektimeve të reja në vendin fqinj vijon të mbetet në nivele të larta.

Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë 192 persona tjerë nuk ia dolën në betejën përballë virusit vdekjeprurës, duke e çuar bilancin total të viktimave që nga nisja e pandemisë në 97699.

Pas disa ditësh përmirësim është rritur dhe numri i pacientëve të shtruar në terapitë intensive si dhe repartet e tjera Covid të spitaleve. 

Përsa i përket vaksinimit, në ditën e fundit janë vaksinuar 100 mijë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos