Uragani godet Amerikën Qendrore, raportohen viktima e përmbytje

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 14:11 | Bota
Uragani godet Amerikën Qendrore, raportohen viktima e përmbytje

Reshje të dendura shiu dhe erë të fortë solli uragani “Eta” në disa shtete të Amerikës Qendrore duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

2 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në minierën ku ata punonin në Nikaragua, ndërsa një tjetër viktimë u regjistrua dhe në shtetin fqinj të Hondurasit.

“Eta” në fillim goditi Nikaraguan si një uragan i kategorisë së katërt me erëra deri në 225km/h për t’u të humbur më pas forcën e për t’u kthyer në një stuhi tropikale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos