
Në prag të ndeshjes edhe ekipet mjekësore i presin orë të vështira. Pas përplasjeve mbrëmjen e së martës, ku mbetën të plagosur 30 persona, 20 prej të cilëve policë, urgjencat deklarojnë gatishmërinë nga terreni deri në spitale.
Aktualisht të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, ndërsa Skënder Brataj thotë se janë trajnuar edhe për orët e vështira në vijim.
“Është një festë dhe nuk kemi pse ta bëjmë tragjedi. Në të gjitha vendet ka pasur raste të tilla. Ne kemi një plan dhe është i njëjti nga dje. Brenda stadiumit, në momentin e ndeshjes, është më e thjeshtë. Ne kemi ekipet në gatishmëri totale”, tha Brataj. (A2 Televizion)