All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Arrestohet Ismail Morina, reagon Berisha: Rama urdhër nga Beogradi, të lirohet urgjentisht

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 11:30 | Aktualitet
Arrestohet Ismail Morina, reagon Berisha: Rama urdhër nga Beogradi, të
All - Paragraf - 1

Tifozi i njohur shqiptar Ismail Morina është arrestuar mëngjesin e sotëm nga autoritetet në Kukës. Lajmi është publikuar në profilin e tij në Facebook, ku arrestimi i tij konsiderohet me urdhër nga Beogradi.

“Sot, datë 25/05/2022,ora 09:30,  autoritetet e "Rilindjes" arrestojnë Ismail Morinën në Kukës. Persekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhër nga Beogradi i Miladinve ndaj shpirtit te lirë. Për çdo ndodhi të mëtejshme do t’ju informojmë! Rroftë shpirti i Shqiptarit!! ZOTI është SHQIPTAR!!!”, thuhet në postim.

All - Paragraf - 3

Për arrestimin e tij ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, cili po ashtu e konsideron atë hakmarrje të Beogradit ndaj dronit që lëshoi në stadium dhe kërkon lirimin urgjent të tij nga burgu.

“Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares tonë Ismail Morina.

Kërkoj lirimin e tij urgjent. Të dashur miq, me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe që harboi fare ultranacionalistët serbë me nëkrye serbomadhin Vuçiç.

All - Paragraf - 6

Që nga ajo kohë Ismail Morina është shndërruar në njeriun më të persekutuar në Ballkan. Rama dhe Vuçiç përkatësisht shërbimet e tyre sekrete kanë montuar kundër Ballistit kurthe të ulëta dhe sajuar akuza pa asnjë bazë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe arrestimin e Morinës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij. Ju bëj thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërhynë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të denojnë persekutimin politik të Morines nga binomi famëkeq Rama-Vuçiç”, shkruan Berisha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos