Usain Bolt preket nga koronavirusi

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 16:47 | Sporte të tjera
Usain Bolt preket nga koronavirusi

Usain Bolt ka rezultuar pozitiv me koronavirus, vetëm disa ditë pasi organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e tij të 34-t në Xhamajkë.

Radioja “Nationwide90fm” bëri me dije se vrapuesi më i madh i të gjitha kohërave do të qëndrojë në karantinë për dy javë.

Mendohet se në festën e ditëlindjes së xhamajkanit ishin edhe Raheem Sterling, futbollist i Manchester City, dhe Leon Bailey i Bayer Leverkusen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos