
Në Venezuelë, edhe ushtria po fillon të braktisë Nicolas Maduron. Në një video në Youtube, gjenerali i forcave ajërore Francisco Yanez deklaroi të shtunën vendimin e tij për t’iu bashkuar protestuesve antiqeveritarë.
Yanez është gjenerali i parë që i bashkohet revoltës së kryesuar nga kryetari i Parlamentit Juan Guaido, që ka gjetur përkrahjen e shumë vendeve perëndimore, me Shtetet e Bashkuara në krye.
Në videon e shpërndarë, gjenerali deklaron se transicioni drejt demokracisë
është i afërt dhe se sipas tij 90% e forcave të armatosura janë kundra presidentit Maduro.
Vlen të theksohet që deri pak muaj më parë ka qenë pikërisht ushtria ka mbajtur Maduron në fuqi, duke shpërndarë protestat dhe arrestuar qindra opozitarë të Qeverisë.
Vendi i Amerikës Jugore, tashmë i sfilitur nga kriza politike dhe ekonomike që ka rrënuar mirëqenien e shtetit me 31 milionë banorë, ka arritur një moment kulminant me liderin e opozitës dhe njëkohësisht kreun e Parlamentit Juan Guaido që është vetëshpallur president i përkohshëm deri në zgjedhjet e reja. (A2 Televizion)