Ushtria në Mali, ofensivë për lirimin e ushtarëve të rrëmbyer nga militantët, 50 viktima

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 16:53 | Bota
Ushtria në Mali, ofensivë për lirimin e ushtarëve të

Ushtria në Mali raporton të ketë vrarë 50 militantë gjatë një ofensive për të liruar dhjetëra kolegë të tyre të rrëmbyer prej dy muajsh në dy baza ushtarake në qendër të vendit.

Militantë të paidentifikuar vranë 38 ushtarë gjatë sulmeve të 30 shtatorit në vend, që konsiderohen si humbja më e madhe për ushtrinë gjatë këtij viti në përpjekje për të luftuar Al Kaedën dhe Shtetin Islamik.

Ushtria njofton për operacionin e fundit se vrau 50 militantë dhe plagosi 30 të tjerë, si dhe shkatërroi një sasi të madhe armatimi. Gjatë aksionit u shpëtuan 36 ushtarë nga 60 që ishin shpallur të humbur në fund të shtatorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos