
Myrto Uzuni, protagonist i padiskutueshëm me Granadën në kategorinë e dytë spanjolle, vijon formën e tij të shkëlqyer.
Sulmuesi shqiptar i dha fitoren ekipit të tij ndaj Tenerifes, teksa shënoi dy golat e fitores 2-0. Uzuni realizoi dy herë me 11-metërsh, në minutat 7 dhe 82, për ta çuar Granadën në vendin e dytë të klasifikimit.
Ndërkohë që me 17 gola, beratasi kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve. (A2 Televizion)