Shqipëria përballë Uzbekistanit, si test për EURO 2024

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 17:28 | Futboll
Shqipëria përballë Uzbekistanit, si test për EURO 2024

Shqipëria do të luajë me Uzbekistanin më 24 mars. Miqësorja do të zhvillohet në Arenën Kombëtare dhe shërben si test përpara startit të kualifikueseve të Europianit 2024.

Federata e Futbollit gjeti marrëveshjen me homologen aziatike dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Miqësorja me Uzbekistanin do të luhet vetëm tre ditë përpara ndeshjes me Poloninë, aty ku ekipi i drejtuar nga Silvinjo do të nisë aventurën drejt objektivit për t’u kualifikuar në eventin kontinental.

Kundërshtarë të tjerë të grupit janë edhe Republika Çeke, Moldavia dhe Ishujt Faroe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos