
Shqipëria dhe Kosova kanë njohur kundërshtarët e kualifikueseve të Europianit 2021 për 19-vjeçarë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede u pozicionuan në Grupin 5, ku kokë serie është Republika Çeke, ndërsa një tjetër kundërshtar i fort vlerësohet Danimarka.
Grupi plotësohet nga Maqedonia e Veriut. Kundërshtarët janë të fortë, por Shqipëria shpreson të pozicionohet në dy vendet e para, për t’u kualifikuar më tej.
Pas shortit, goglat vendosën që përfaqësuesja e 19-vjeçarëve të Kosovës të luajë në Grupin 1, ku do të ketë përballë një superfuqi si Italia. Kundërshtarë të tjerë të “Dardanëve” janë edhe Sllovakia dhe Qipro. Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe e treta më e mirë do ti bashkohen Portugalisë në “Elite Round”, nga ku më pas do të përcaktohen edhe shtatë ekipet që do ti bashkohen Rumanisë në fazën finale të turneut.
GRUPI 1
Itali, Sllovaki, Qipro, KOSOVË
GRUPI 5
Rep. Çeke, Danimarkë, Maqedoni V., SHQIPËRI (A2 Televizion)